Vazhdojnë rrahjet e nxënësve në QSHN “Zdravko Cvetkovski”

Nxënësit nga shkolla e mesme e Shkupit QSHN “Zdravko Cvetkovski” dje pasdite kanë sulmuar dy minorenë nga shkolla të cilët kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në SPQ “8 Shtatori” për ndihmë mjekësore.

Siç informojnë nga MPB-ja, rastin e ka paraqitur A.T. dje në orën 17:45 në KUI Shkup. Si kryerës janë theksuar tre persona të cilët me prindër janë thirrur në bisedë tek pedagogu i shkollës.

Janë njoftuar edhe nëpunësit policor nga Sektori për kriminal të dhunshëm dhe delikuencë minorenë dhe ndërmerren masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *