Tuesday , December 18 2018

Vazhdojnë përplasjet për referendumin në Maqedoni

LSDM-ja vlerësojnë se është koha që VMRO-DPMNE të del me qëndrim të qartë lidhur me anëtarësimin e vendit në strukturat euro atlantike dhe të heq dorë nga kërkesa për amnisti.

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri tha se deputetët e VMRO-DPMNE-së duhet të ndjekin vullnetin e popullit dhe të mbështesin procedurat në Kuvend. Zekiri shtoi se janë në komunikim të vazhdueshëm me kolegët deputet për të siguruar shumicën e 2/3 në Kuvend për ndryshimet e nevojshme kushtetuese.

“Zgjedhja është e qartë, vendimi është ose BE dhe NATO ose izolim. Nëse janë për BE dhe NATO tani është momenti kur duhet të heqin dorë nga kërkesa për amnisti për Nikolla Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij, ti thërrasin deputetët e VMRO-DPMNE-së ta respektojnë vullnetin e qytetarëve në Kuvend. Deputetët e VRMO-DPMNE-së të cilët me të vërtetë duan të hyjmë në BE dhe NATO duhet të mbajnë përgjegjësi në emër të qytetarëve”, deklaroi  Muhamed Zekiri nga LSDM.

Por nga VMRO-DPMNE thonë se qëndrimi i tyre vazhdimisht ka qenë i qartë për anëtarësim në NATO dhe BE. Nga atje thonë se deputetët e tyre do dëgjojnë zërin e popullit, që sipas tyre u kristalizua më 30 shtator.

“VMRO-DPMNE si parti politike nga momenti i themelimit të saj deri tani nuk e ka ndryshuar kursin drejt NAT0-s dhe BE-së.  Në lidhje me grupin parlamentare të VMRO-DPMNE-së disa herë në ditët e fundit pas 30 shtatorit kemi treguar qartë se grupi parlamentar është kompakt dhe se do ta dëgjojnë vullnetin e popullit. Zëri dhe vullneti i popullit në 30 shtator u ka thënë stop politikave kapitulluese që ka formuar kjo qeveri”- u shpreh Dimitar Dimitor nga VMRO-DPMNE.

Ndërkohë, nga BESA e Kasamit në mënyrë decidive mohojnë mundësinë e koalicionit parazgjedhor me LSDM-në. Nga atje thonë se janë të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt shqiptar.

Lëvizja Besa hedh poshtë kategorikisht çdo mundësi për koalicionin parazgjedhor me LSDM-në duke vlerësuar se çdo koalicionin i LSDM-së me cilëndo parti shqiptare pa u rrumbullakuar të drejtat kushtetuese të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni do të ishte në dëm të interesit të shqiptarëve”, tha Abdush Demiri nga Lëvizja Besa e Kasamit.

Në rast se bisedimet për sigurimin e 2/3 dështojnë, atëherë alternative tjetër mbeten zgjedhjet e parakohshme, që do të mbaheshin kah fundi i nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.