Wednesday , August 4 2021

Vazhdojnë investimet në vendbanimet maqedonase: 5 milionë euro për rrugën Demir Kapi-Negotinë

Me investim prej 5 milionë eurove, mjete të siguruara nga buxheti i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, me rikonstruksion të autostradës nga Negotina e deri në Demir Kapi, transmeton Fakte. Do të përfshihen 8 kilometra autostradë në dy drejtimet në pjesët më të dëmtuara ku është i vështirësuar qarkullimi në këtë aks rrugor. Sot inspektim në punët ndërtimore kanë kryer ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe drejtori i NP për Rrugë Shtetërore Aleksandar Stojanov.

“Sot kemi kryer inspektim në punët ndërtimore të rikonstruksionit të autostradës nga Negotina e deri në Demir Kapi. Rikonstruksioni zhvillohet në pjesën më të dëmtuar të kësaj autostrade me gjatësi prej 8 km ose gjithsej 16 km në dy drejtimet. Investimi është gjithsej 5 milionë euro, ndërsa rikonstruksioni do të zgjatë rreth 18 muaj”, deklaroi Misajllovski.

Qarkullimi do të zhvillohet përmes rrugës së vjetër Negotivë-Demir Kapi, ndërsa drejtori i Ndërmarrjes Publike Stojanov apeloi deri te pjesëmarrësit në qarkullim që të jenë të durueshëm.

untitled

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *