Tuesday , June 22 2021

Vazhdojnë bisedimet tek Bejli, bisedohen detajet për ministrat teknik

Sot vazhdojnë bisedimet për Marrëveshjen e Përzhinos por ndryshon lokacioni pasi përfaqësuesit e partive politike më nuk do të jenë në rezidencën e BE-së në lagjen Përzhino por tek Ambasada e SHBA-ve në Shkup, transmeton Fakte.

Euroambasadori Aivo Orav nuk do të jetë pjesë e bisedimeve por atë do ta zëvendësojnë dy nga këshilltarët e tij në Shkup.

Nikolla Todorov thotë se ministri i Punëve të Brendshme do të duhet të organizojë zgjedhjet e parakohshme dhe të jep dorëheqje nga ora 19 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.

Ky propozim nuk u pranua nga LSDM e cila propozon që e gjithë qeveria të dorëhiqet në ora 19 në ditën e zgjedhjeve, pra kur të mbarojnë zgjedhjet.

Nëse këtë javë arrihet marrëveshje në mes katër partive, zgjedhje do ketë më 11 dhjetor, këtë vit./Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *