Wednesday , August 4 2021

Varroset i riu Bardhyl Zymberi në Sllupçan

Është varrosur në varrezat e fshatit Sllupçan i riu Bardhyl Zymberi pasditën e sotshme, shkruan Fakte. I ndjeri pësoi një aksident në punë para disa ditësh derisa kontrollonte një cisternë vagon në kalimin kufitar Tabanoc, kur u godit nga rryma elektrike dhe pësoi lëndime të rënda. Pasi disa ditësh luftë për jetë në spital ai dje ndrroi jetë. Shumë bashkëvendas dhe të tjerë morën pjesë në ceremoninë e varrimit. Familja Zymberi i falemnderoi të gjithë që u solidarizuan:

FALEMINDERIM
Kto jemi ne shqiptarë, jemi popull me tradit, popull human, popull liridashës, popull që dhimbset për vëllaun vëllanë, këtë e dhëshmoi sot me pjesmarrjen masovike në varrimin e t’birit ton Bardhil Zymberi.
Familja ZYMBERI ju asht mirënjohëse pa fund për pjsemarrjen tuaj në varrimin e Bardhilit. Jemi krenar që i takojmë familjes së sakrificës për atdhe, kjo e sodit e dëshmoj edhe njiher se ja ka vlejt të sakrifikohemi për kët popull kaq human.
I faleminderojm gjith vëllezërit që erdhën nga larg: Kosova, nga Ghitha qytetet e Ilirides, Preshevës. Faleminderim gjith banorëve të fshatit Sllupçan miqve dhe gjith të tjerve që sot naj shëndrruat dhimbjen në krenari.
Zoti ju shpërbleft me gjitha të mirat e kësaj Bote.”- kanë shkruar Familja Zymberi në falemnderim./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *