Saturday , June 19 2021

Vajgëll: Ivanov do bëhet pishman, dhe do ta jep mandatin.

Raportuesi per Maqedoninë në Parlamentin evropian, eurodeputeti Ivo Vajgell në dekleratë per portalin Nova ka thënë se vendimi i Ivanovit është i
gabuar dhe në kundërshtim të interesave të Maqedonisë.

“Çdo prolongim në formimin e qeverisë per shkak të arsyeve politike dëmton interesat e Maqedonise dhe është në kundërshtim me pritjet e parlamentit evropian dhe institucioneve evropiane të cilat kanë mbështetur
Maqedoninë në rrugën drejt BE-së. Mendoj se vendimi i papritur i Ivanovit mund te sjelle thellim të krizës dhe acarim të situates. Shpresoj që pas përgjigjes që pret ta marrë nga partite, megjithatë do ta jape mandatin” deklaroi Vajgëll.
Eurodeputeti shpreson se Ivanov do ta shoh gabimin e bërë dhe do sjellë vendim i cili është në interes të Maqedonisë, ngjashëm me situatën e para disa muajve kur amnistoi 56 persona të hetuar nga PSP-ja dhe pastaj u tërhoq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *