Wednesday , October 24 2018

USSH – zëri i studentëve në Maqedoni

Që e keqja të mbisundojë në një shoqëri, mjafton që njerëzit e mirë mos të bëjnë asgjë. Nën këtë moto dhe vizion punojnë dhe janë mobilizuar tani më 6 vite rradhazi një grup studentësh të motivuar për reforma dhe projekte konkrete për arsim cilësor dhe probleme studentore nën OJQ- Unioni Studentor Shqiptar.

Unioni Studentor Shqiptar është organizatë joqeveritare e cila përfaqëson studentët shqiptarë në Republikën e Maqedonisë. Ky union studentësh ekziston që nga viti 2012. Është iniciativë e një numri të konsiderueshëm studentësh nga të gjitha qytetet e Maqedonisë dhe synon ndryshime të mirëfillta në shoqërinë studentore edhe atë duke iu drejtuar të gjithë studentëve me thirrjen universale “Ndryshimi fillon nga TI”.

Nga ky bagazh mund të ndajmë një sërë projektesh me ndikim edhe atë:

•Protesta studentore sëbashku me Parlamentet Studentore për testimet eksterne
•Konferenca e parë rinore mbarëkombëtare (Shkup, Bujanoc, Prishtinë, Tiranë)
•Takime me institucione shtetërore të ndryshme për projekte dhe bashkëpunime
•Javë Studentore,
•Javë Kundër Dukurive Negative,
•Java e Arsimit Shqip
•Insistues dhe përkrahës i disa çështjeve, e fundit kjo leximorja në Komunën e Çairit
•Pjesëmarrës në debate në Kuvendin e R.M për ligjin e arsimit të lartë dhe ligjin e të rinjëve
•Aktivitete humanitare dhe aksione tjera bamirëse
•Tribuna, trajnime, debate për çështje studentore dhe shoqërore
•Seminare dedikuar orientimit të maturantëve në drejtimet deficitare
•Dhe takime të lira, organizime studentore për shoqërim dhe kohë të lirë.

Të gjitha këto numërojnë mbi 120 aktivitete. Aktualisht Unioni Studentor Shqiptar numëron 50 anëtarë nga të gjitha universitetet private dhe publike në krye me Egzon Shabani dhe kryesi e përbërë nga Nermine Hamidi- nënkryetare, Suhejra Azemi- nënkryetare, Shuajb Rashiti- sekretar, Shukri Kurtishi-sekretar dhe Selajdin Duraku- arkatar. Pos kësaj, ky Union përfshinë këshill nga i cili ndihmohet ky proces.

Të gjithë ata studentë dhe maturantë janë të mirëseardhur në këtë union dhe nëpërmjet faqes në Facebook dhe Instagram mund ta ndjekin dhe të shkruajnë për detaje. Po aq, ju bëhet thirrje institucioneve të ndryshme, kompanive, OJQ-ve dhe çdo organizimi tjetër të bashkangjiten për bashkëpunime të mundshme në këtë proces dhe ta ndihmojnë zërin e të rinjëve për reforma të cilët deri më tani vepruan më shumë nëpërmjet afaristëve./RUBRIKA.mk


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.