Tuesday , June 22 2021

Ushtaraku anglez i UÇK-së: Dua të varrosem në Kosovë

Ushtaraku britanik i UÇK-­së Jon Harrison, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se dëshiron të varroset në tokën e Kosovës, pasi vetëm ashtu do të mund të pushonte i qetë pas vdekjes.

Ai ka deklaruar se do që përjetësisht të jetë i lidhur me Kosovën, pasi vetëm këtu e ndjen veten të qetë.

“Është e vërtetë që kam këkruar që të varrosem në Koshare. Me ndihmën e zyrtarëve të lartë të vendit më është dhënë ky nder.

Do të pushoj i qetë në vendin që e dua shumë. Nuk besoj që do të isha i qetë po të varrosesha në Angli. Dua që të jem përjetësisht i lidhur me Kosovën.

Shumë britanikë nuk e kuptojnë këtë gjë. Por ata nuk kanë qenë kurrë në Kosovë. Ata nuk kanë njohur kurrë kosovarët, që janë njerëzit më të afërt në botë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *