Tuesday , April 20 2021

USHT godet ashpër BDI-në: Ndryshimet ligjore janë antikushtetuese dhe tendencioze (video)

Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, e quan tendencioz rangimin e ministrise se Arsimit per universitetet me të mira në vend kurse projekt/ligjin e qeverise per punesimin e 100 studentëve me të mire e cilëson si anti-kushtetues, transmeton Fakte.

“Rangimi në forma të tilla që bëhet është i papranueshëm per universitetin tone dhe është tendendoz. Kështu që propozim ndryshimet e ligjeve që vijnë në bazë të rangimeve të universiteteve janë anti-kushtetuese në Republikën e Maqedonisë. Cilësia është në vazhdën e rritjes dhe zhvillimit në Universitetin tone dhe kjo tregon se studentët që kanë mbaruar në Universitetin tone punojne në dikastere te administrates publike dhe shtetërore bile janë edhe në postet udhëheqëse të ekzekutivit të vet Republikës së Maqedonisë”, u shpreh Vullnet Ameti, rektor i UT-se.
Ahmeti e pranon se ka deficit te kuadrit ne UT por thote se ky institucion arsimor ka nevojë per mbeshtetje me të madhe materiale nga ministria e Arsimit.

“Unë apeloj ministrinë e Arsimit dhe ekzekutivit që të jenë më të kujdesshëm ndaj Universiteteve dhe ndaj vet shkences, sepse vet arsimi dhe shkenca nuk
bëhen pa mjete materiale. Universiteti ka nje boshllek sa i perket stafit akademik bashkëpunëtorëve dhe mësimdhënësve prandaj, do i isha drejruar Ministrisë së Arsimit sepse vet institucioni është kompetencë e ministrisë së Arsimit dhe shkencës që të jetë me e kujdesshme që të kompletojë stafin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve të UT-së, dhe atëherë të arrijë në një performance ashtu si duhet”, tha Vullnet Ameti, rektor i UT.
Nga ana tjetër, studentët që tanimë janë regjistruar në UT, shpresojnë në
përmirësimin e cilësisë së këtij unlversiteti.

“Normal përmirësime duhet të ketë sepse derisa kemi ardhur këtu është universiteti me i mire, mendimi jone është ky, presim shumë të ndryshojnë”, u shpreh një studet.

“Ajo varet nga vullneti i studentëve sa do arrin te arsimohen vet, dhe une mendoj se Universiteti Shtetëror i Tetovës është në ate rrugе drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit dhe ne shpresojmë per me të mirën”, tha një tjetër student.
Reagimi i rektorit Vullnet Ameti, vjen një ditë pasi në procedure parlamentare hyri projekt ligji per punesimin e 100 sbudentëve me të mire nga pese universitetet e para ne vend, ndersa ministria e Arsimit e ka renditur UT-në në vendin e 9 në listen e universiteteve me të mira./AlsatM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *