Sunday , November 18 2018

Uragani ‘Florence’ i afrohet bregut lindor, miliona amerikanë evakuohen, erërat që lëvizin me 315 km/h (Foto/Video)

Uragani Florence është duke iu afruar bregut lindore të SHBA-ve. Tashmë ka filluar të bie shi i rrëmbyeshëm si dhe të fryjnë erërat e forta me 120 kilometra në orë, percjell Fakte.

Sot në orët e para të mëngjesit uragani Florence ka kaluar rreth 350 kilometra në veri të Karolinës së Jugut, kurse deri nesër pritet t’i afrohet bregut të Karolinës së Veriut, transmeton Telegrafi.

Qendra kombëtare për uragane në SHBA pretendon se erërat e uraganit do të lëviznin me shpejtësinë maksimale prej 315 kilometra në orë, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale në bregun lindor të SHBA-ve.

Si pasojë e erërave të forta mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike, kurse mbi 1.5 milion janë evakuuar dhe janë këshilluar të shkojnë nëpër strehimore.

Sipas ekspertëve, vlerësohet se rreth 25 milionë banorë të bregut lindor rrezikohen të preken nga ky uragan i fuqishëm që është futur në kategorinë e dytë, që konsiderohet si njëri nga uraganet më të rrezikshme.

Kolonat kilometërshe kanë rënduar trafikun, ku fëmijë, gra dhe pleq ia kanë mësyrë vendeve më të sigurta, duke shpresuar se do t’i shpëtojnë më të keqes.

Ndërkaq marketet tashmë janë zbrazur pasi qytetarët kanë blerë në sasi të mëdha artikuj ushqimor, duke menduar se do t’i duhet për ditë të tëra të qëndrojnë të ngujuar nëpër shtëpitë e tyre. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.