Thursday , April 22 2021

UNT, pa objekt të paktën edhe tre vite

Universiteti Nënë Tereza, nuk do të ketë objektin e tij për së paku edhe 3 vite. Studentët do t’i ndjekin studimet në hapësirat e UEJL-së në Shkup, ndërsa rektorati do të vendoset në ish hapësirat e Gjykatës Kushtetuese.

“Besojmë se do të bëhet për 2-3 vite, sepse nuk mund të bëhet brenda natës. Është një projekt afat mesëm dhe besoj se për 2-3 vite do të jetë në ndërtim e sipër. Rektorati, që nga e hëna do të jetë tek ndërtesa e sindikatave në qendër”, u shpreh Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit.

Ministri i arsimit Luftiu nuk precizoi se kur studentët e UNT-së do të mbajnë ligjëratën e parë. Ndërkohë informoi se sot është hapur edhe konkursi i dytë për profesorë dhe staf akademik. Nga ana tjetër ka vazhduar regjistrimi i studentëve të rinj. Deri më tani numri ka arritur rreth 100 studentë, të cilët kryesisht janë përcaktuar për shkencat shoqërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *