Thursday , April 22 2021

Universiteti i Tetovës mbyll studimet në Shkup, maturantët shqiptarë ankohen

Maturantët shqiptarë nga Shkupi janë shqetësuar kur kanë parë se në Shkup Universiteti i Tetovës nuk ka shpallur konkurs për regjistrim. Ata janë konfuzë dhe nuk e dinë se çfarë po ndodh. Nga UT konfirmuan se nuk do të ketë sivjet student të rinj, duke mos treguar arsyen përse.

“Njëjtë sikur drejtimet tjera, janë në pauzë. Ata që veçmë kanë filluar do të vazhdojnë, por nuk do të kemi student të rinj për këtë vit”, tha për Portalb, zëdhënësi i UT-së, Selam Sulejmani.

Nxënësja Merita Elezi nga Shkupi e cila sivjet përfundoi shkollën e mesme, thotë se ajo dhe shoqëria e saj janë habitur kur u kanë thënë që në UT në Shkup nuk ka konkurs.

“Ne që ishim shoqëri shkuam në UT për të parë drejtimet dhe për t’i dorëzuar dokumentet për regjistrim por na thanë që sivjet nuk ka konkurs. Çka do të thotë kjo, që nuk do të ketë asnjë drejtim sivjet në Shkup? Nuk e di jemi shum konfuz”, tha për Portalb, Elezi.

Besmir Hoxha po ashtu maturantë shprehet se kjo nuk është e drejtë dhe se mbyllja e drejtimeve do të ndikojë drejtpërdrejt në shkollimin e shqiptarëve në Shkup.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *