Ndërsa siç njoftojnë kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit akademik dhe promovimit të mirëkuptimit mes dy universiteteve.

Aktin e këtij memorandumi e firmosën Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Kolegjit AAB nga Prishtina, Prof. Ass. Dr. Lulzim Tafa.

Gjithashtu pas firmosjes së marrëveshjes, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Lulzim Tafa, morën pjesë në disa aktivitete sportive, të cilat u zhvilluan në sallën e sporteve të UT-së, të organizuara bashkërisht nga Fakulteti i Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit i Kolegjit AAB në Prishtinë.