Saturday , January 16 2021

UNITETI themeloi forumin rinor dhe nëndegën e Haraçinës

Partia politike “Uniteti” mbrëmë themeloi Forumin rinor dhe nëndegën në Haraçinë të Shkupit. Në prezencë të Nënkryetarit të partisë, deputetit Zulfi Adili dhe Sekretarit të përgjithshëm Muhamed Ismaili, kuvendarët e Haraçinës në mënyrë unanime zgjodhën Selman Kurtishin për kryetar të forumit rinor të Unitetit për Haraçinë, ndërsa Ekrem Saliu u zgjodh për kryetar të nëndegës në këtë fshat.

Kryetari i posazgjedhur i rinistëve para të pranishmëve shpalosi edhe plan programin e tij për veprim në mandatin katër vjeçar, ndërsa udhëheqësia e re e nëndegëve të Haraçinës, Grushinës dhe Orllancës u zotuan se do të angazhohen maksimalisht për realizimin e përcaktimeve programore të partisë.

Fjalim rasti mbajtën edhe Nënkryetari i partisë, Zulfi Adili dhe Sekretari i përgjithshëm Muhamed Ismaili, të cilët potencuan rëndësinë e angazhimit të të gjithëve në drejtim të rikthimit të dinjitetit të shqiptarëve dhe krijimin e standardeve të larta dhe të barabarta për jetë në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *