Tuesday , January 19 2021

Uniteti kundërshton rebalancin e qeverisë

Rebalanci i sapo propozuar nga kjo qeveri  dëshmon edhe njëherë për keqmenaxhimin e mjeteve publike, kondicionin e dobët të buxhetit, planifikim jo të mirë të të hyrave si dhe diskrepancë të shpenzimeve qeveritare.
Kështu thonë nga partia Uniteti lidhur me propozimin për rebalancinimin e buxhetit i cili është në procedurë e sipër.
Sipas Unitetit, institucionet ku zvogëlohen mjetet janë pikërsiht institucionet me veprimtari shqiptare, apo institucionet qw bien nw vendet me më tepër popullatë shqiptare.
“Sipas rebalancit të buxhetit për vitin 2016, institucionet ku zvogelohen mjetet janë: Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Universiteti I Tetovës,Teatri dhe biblioteka e Tetovës, ndërtimi i qendrës diagnostiko të spitalit klinik të Tetovës si dhe Agjensioni për mbështetje finansiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural”, tha Zulfi Adili, nga “UNITETI”.
Nga Uniteti vlerësojnë se institucionet e vetme te të cilat shtohet buxheti janë kryesisht ata të sigurisë dhe policisë, respektivisht ngritje mjetesh do të ketë në drejtorinë për sigurimin e informacioneve të klasifikuara, drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim, ministrinë e punëve të brendshme, agjensionin e zbulimit si dhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, respektivisht në institutet shkencore, prej të cilave, Instituti i vetëm shqiptarë, ai i trashëgimisë Kulturore Shpirtërore nuk përfiton nga kjo ngritje për dallim nga institutet tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *