Tuesday , April 20 2021

UNITETI dorëzoi Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të shpalljes së zgjedhjeve parlamentare

UNITETI sot ka dor;yuar Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit për t’u mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në kushte kur njësia zgjedhore mumër 6 në rajonin e Pollogut  ka më tepër se 10% votues se njësia zgjedhore numër 3 që gjendet në Maqedoninë lindore. Megjithatë, kjo parti dhe koalicioni i partive opozitare shqiptare do të marrin pjesë në zgjedhje, pasi kanë vlerësuar se kjo është e vetmja rrugë për të dalur nga hendeku në të cilin u gjet Maqedonia pas krizës së thellë politike. Në komunikatën e partisë UNITETI thuhet:

Partia UNITETI nëpërmjet deputetit të saj Zulfi Adili, sot dorëzoi Nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kryetarit të Kuvendit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor 2016.

Në Maqedoni një kohë të gjatë po shkelet Kushtetuta dhe ligjet nga ana e vetë institucioneve të shtetit, të udhëhequra nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe BDI. Si zakonisht, shqiptarët janë ata që pësojnë nga këto shkelje të legjislacionit. UNITETI ka reaguar në secilin rast kur janë shkelur të drejtat e shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, në mënyrë adekuate sipas mundësisë që ka pasur.

Kriza e thellë politike në Maqedoni detyroi faktorin vendas dhe ndërkombëtarë që të shkohet në zgjedhje pa plotësuar parakushtet e nevojshme siç janë: pastrimi i listës zgjedhore, balansimi i njësive zgjedhore, rregullimi i sferës së mediumeve, departizimi i institucioneve, mundësimi i plotë i punës së Prokurorisë Speciale Publike etj. Por, kjo nuk do të thotë se duhet të heshtet edhe kur shkelet Kushtetuta nga ana e pushtetit, me çka vota e një shqiptari të Pollogut është më pak e vlefshme se e një maqedonasi në pjesën lindore të vendit.

Edhepse për një kohë të shkurtë janë bërë përgatitjet për pjesëmarrje në zgjedhje në drejtim të konsolidimit të strukturës, përgatitjes së shtabeve zgjedhore, koalicionim me subjekte tjera jashtëparlamentare shqiptare,.. pas vendimit antikushtetues në fjalë, nuk mundeshte të mos reagohet në mënyrë institucionale, për t’ju dalur Zot shqiptarëve kur u bëhet pabarazi edhe në vlerën e votës. UNITETI do të angazhohet gjithmonë për barazi të plotë të shqiptarëve me maqedonasit dhe bashkësitë tjera etnike në vend. Në të njejtin drejtim ishte edhe dorëzimi në Kuvend i Nismës për ndryshime kushtetuese për barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve, nga ana e UNITETIT. Funksionimi i shtetit ligjor është edhe përcaktim nga Kongresi i Parë i partisë.

Edhe në kushte të këtilla, UNITETI dhe partitë e koalicionit si dhe të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë humbur shpresën nga keqqeverisja e regjimit aktual, do të marrin pjesë në zgjedhje dhe janë të bindur se do të ngadhnjejnë bindshëm. Përgjegjësia për shkeljet e Kushtetutës dhe ligjeve bie mbi ata që kanë kryer këto veprime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *