Saturday , January 23 2021

Unioni Studentor Shqiptar përkrah protestat e neserme në Kumanovë

Në emër të vlerave njerëzore, familjeve tona dhe fëmijëve tanë, Unioni Studentor Shqiptar me këtë komunikatë u drejtohemi të gjithë studentëve dhe të gjithë qytetarëve që masovikisht të përkrahin protestën e ditës së Hënë – nesër në Kumanovë kundër vrasjes së femijëve shqiptarë.

Me dhunën çnjerëzore dhe vrasjen e vogëlushit të vogël Almirit u shuan të gjitha shpresat e njerëzimit në Maqedoni. Rinia shqiptare dhe në pergjithsi shqiptarët vazhdimisht janë pre e të gjitha llojeve të sulmeve, këtë herë edhe në sigurinë e femijëve tanë, vogëlushëve që janë ardhmëria e këtij vendit. Unioni Studentor Shqiptar dënon këtë sulm barbar ndaj katërvjeçarit nga Kumanova, rast që është shumë tragjik dhe shumë fatkeq.

Pushteti ku jetojmë në vend që ta vënë sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë në rend të parë, ata këtë as që e kanë në rend dite, posaqërisht nga shkaku se bëhet fjalë për familje shqiptare dhe se kujdesi dhe mbrojtja e tyre është nën çdo nivel njerëzor.

Andaj, nesër të përkrahim protestën dhe të dëshmojmë se mundemi të bashkëndjejmë me dhimbjen e të tjerëve. E Hënë (04.07.2016) – Kumanovë, Gjimnazi Sami Frashëri, 15:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *