Wednesday , February 24 2021

Uniformat e Kosovës në Rio 2016

Ekipi Olimpik i Kosovës, i cili do të përfaqësojë shtetin e dytë shqipfolës në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit ka prezantuar publikisht uniformën për Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro këtë verë, transmeton Fakte.

Gjatë ceremonisë që u zbuluan detajet e divizave nga Komiteti Olimpik i Kosovës, është bërë e ditur se ato janë të përkohshme dhe ekipi olimpik i Kosovës do të pajiset me uniforma zyrtare në Brazil.

Ndërkaq, ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala gjatë ditës ka takuar kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës Besim Hasani, duke thënë se vetë pjesëmarrja në Rio 2016 është sukses për Kosovën.

Shala ka shtuar se kjo është një ngjarje e rëndësishme për Kosovën duke thënë se përfaqësuesit e Kosovës në Rio do të shkojnë dhe do të kthehen si fitues.

Atletja në të cilin Kosova ka pritshmëritë më të mëdha është xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi. kjo e fundit ka premtuar se do të japë maksimumin në këtë ngjarje sportive të shënuar, në Rio de Zhaneiro./TCH

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *