Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF) deklaroi se 1.121 fëmijë janë vrarë dhe 1.650 kanë mbetur të plagosur në 15 muajt e fundit si pasojë e konfliktit në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
“Fëmijët po paguajnë çmimin më të lartë të konfliktit”, deklaroi përfaqësuesja e UNICEF-it për Jemenin, Julien Harneis. Në deklaratë ajo shton se numri i vërtetë mund të jetë më i lartë.