Monday , April 19 2021

Uji në Bibliotekë, zv.Kryeministri Kujtim Shala përvilet deri n’gju për të ndihmuar (Foto)

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, është përvjelur deri në gju dhe i ka hyrë vet punës për të shpëtuar librat dhe materialet tjera në Bibliotekën Kombëtare Universitare të Kosovës, e cila është kapluar nga uji pas reshjeve të sotme të shiut.

Shala, së bashku me drejtuesit e Bibliotekës, me mjetet në dispozicion kanë larguar ujin nga disa hapësira dhe kanë shmangur rrezikun e dëmtimit të disa botimeve të vendosura në pjesën e poshtme të Bibliotekës, transmeton Fakte.

Falë ndërhyrjes në kohë, siç merr vesh lajmi.net, asnjë prej botimeve në Bibliotekë nuk është dëmtuar.

Megjithatë, ende vazhdon të ekzistojë rreziku i rritjes së nivelit të ujit për shkak të sistemit të ujëmbledhësve, ndërkohë që pritet ndërhyrja e mekanizmave të specializuara për marrjen e masave për mbrojtje nga pasojat e vërshimeve. /Lajmi.net

kujta me sandale1kujta me sandale2kujta me sandale3kujtimi me sandale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *