UEFA: “Shqipëria në festë pas fitores së Shkëndijës”

Flamujt kombëtarë të shpalosur në arenën “Filipi i Dytë” si duket kanë habitur edhe vetë UEFA-n, e cila në shkrimin e saj lidhur me ndeshjen e së enjtes të zhvilluar në arenën “Filipi i Dytë” në Shkup, ndërmjet Shkëndijës dhe Neftçit, kishte bërë ca gabime.
Ata në lajmin e publikuar në sajtin e tyre, në pjesën ku kishin përmendur Shkëndijën, kishin shkruar: “Atje në Shqipëri ndodhi historia, ku Besart Ibraimi shënoi golin e vetëm ndaj Neftçit, duke bërë që Shkëndija të fitojë ndeshjen e parë në kuadër të UEFA-s”, transmeton Fakte.
Si e para Shkëndija nuk përfaqëson Shqipërinë, por Maqedoninë, edhe pse realisht Shkëndija është një skuadër shqiptare, por që megjithatë përfaqëson futbollin e Maqedonisë në garat evropiane.
Është ky gabimi i tyre i parë në pjesën ku kishin shkruajtur për fitoren e Shkëndijës, të cilin gabim mund edhe t’ua falim, pasi flamujt kuq e zi me Shqiponjën dy krenare të shpalosur në tribunat e stadiumit “Filipi i Dytë” kanë bërë që ata të bëjnë një gabim të tillë dhe të mendojnë se Shkëndija përfaqëson Shqipërinë, mirëpo jo edhe gabimin e dytë të bërë pak më poshtë në rrjedhojën e tekstit, ku kishin shkruar që goli i Besart Ibraimit ndaj Neftçit, bëri që Shkëndija të shënojë fitoren e parë në kuadër të UEFA-s.

13754234_1014677578647859_631011234762431707_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *