Tuesday , December 18 2018

UEFA ngrit në qiell Xherdan Shaqirin: Lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve

Xherdan Shaqiri ka zhvilluar një ndeshje perfekte për Përfaqësuesen e Zvicrës.

‘Helvetikët’ ishin duke pësuar 0-2 humbje nga Belgjika në shtëpi, ndërsa arritën një rikthim sensacional duke triumfuar në fund 5-2.

Ndër lojtarët më meritor për këtë sukses të Zvicrës të cilët kaluan në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve në Grupin A, ishte Xherdan Shaqiri me dy asistime, percjell Fakte.

E në momentin e shënimit të golit të pestë, pasimi i Xherdanit tek Mbabu me thembër ishte magjik.

Kjo ka bërë që faqja zyrtare e kampionatit evropian ‘2020 UEFA Euro 2020’, të publikoj këtë video.

UEFA e ka ngritur në qiell Xherdanin duke i pyetur tifozët e futbollit nëse ishte lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve.

Edhe pse shumica e komentuesve ishin shqiptarë, kishte edhe nga kombësitë tjera që pajtoheshin që Shaiqiri ka qenë lojtari më i shkathët në Ligën e Kombeve. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.