Tuesday , December 11 2018

UEFA hapë procedurë disiplinore ndaj Crvena Zvezdas

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Crvena Zvezdas dhe Paris Saint-Germainit për shkak të sjelljes së tifozëve të tyre në ndeshjen e mbrëmshme në Ligën e Kampionëve.

Vendimi për këtë padi do të merret më 18 tetor, së bashku me akuzat ndaj Manchester Unitedit dhe Valencias.

UEFA e ka paditur Crvena Zvezdan për thirrje të jashtëligjshme në stadiumin Parc des Princes. Tifozët e tyre ishin brenda stadiumit, përkundër faktit që UEFA e kishte ndaluan klubin nga Beogradi t’u shiste bileta për këtë ndeshje tifozëve.

Ata gjithashtu janë të pakënaqur që tifozët ndezën fishekzjarrë brenda stadiumit të PSG-së, si dhe për përleshjen mes tifozëve të dy klubeve, pas fitores së francezëve me rezultat 6-1.

Kampionët e Serbisë mund të detyrohen nga UEFA të luajnë pa praninë e tifozëve në ndeshjet e ardhshme në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.