Wednesday , September 26 2018

U vra edhe një grua!

nga Gjyla Çeliku

U vra edhe një grua!!! Ku janë burrat shqiptarë që vlerësonin, mbronin dhe respektonin gruan shqiptare?
Tash sensibilizoheni ju duke ju thënë #JoVrasjeveTëGrave
I vrau, i përdhunoi serbi, përjetime me lot e dhimbje të rënda, por sot, dje, pardje, përditë, dhimbje të dyfishuara sepse vriten nga vrasës shqiptarë, të cilët quhen burra shqiptarë dhe për fat të keq ju njollosin edhe juve që nuk e meritoni të njolloseni. Burrat shqiptarë luftuan për të mbrojtur shqiptaren nga pushtuesit, dhanë jetë, por sot fort të vështirë e kanë ta mbrojnë nga burri shqiptarë, me polici të korruptuar, me gjykata të shitura dhe dënime të blera, në shtetin ku ende bëhen pazare për ndryshime të kufinjëve…
Gratë feministe ngrejnë zërin për famë në profilet e tyre të facebookut, në gazeta, por asnjëherë nuk merren drejtëpërdrejt me gruan e dhunuar dhe të pashkolluar, e ndjejnë nënçmim, e them me fakte, flas në grupet e grave në facebook ku dhe mund “live” të komunikosh(aty ku unë komunikoj dhe reflektoj me këshilla dhe motivim shpesh), këshillosh, reflektosh, ju sot do shkruani 2-3 fjalë sa për të marrë disa pëlqime, por të nesërmen kur t’i shikoni gratë e mjera në rrugë i injoroni dhe harroni se ato janë të përdhunuarat nga të cilat ju keni bërë famë, ndaj ndihmoni si duhet, mjaftë me përralla, statuse, trajnime, konferenca, shkrime, por merreni me gruan ashtu si i ka hije dhe me secilën grua. Pushtetarët pse nuk marrin masa? S’kam çka të t’shkruaj për ata/ato, janë aq të zënë me biznese të pronave publike për përfitime personale, aq sa gruan e shohin vetëm si votë, thonë dy fjalë sa për të shpërlarë gojën dhe vazhdojnë bashkëpunojnë me kriminelët të cilët nuk tremben as nga djalli. Familjet tona nuk mund ta pranojnë asnjëherë që birin e kanë vrasës, kriminel, psikopat, idiot, manjak, sepse është djalë dhe i falet çdo gjë, ashtu thotë tradita. Pse familjet tona asnjëherë nuk kërkojnë ndihmë edhe kur ata vetë dhunohen nga fëmijët? Është turp të kërkosh ndihmë? Jo nuk është turp të kërkosh ndihmë sepse shpëton jetë! Kërkoni ndihmë nëse jetoni me agresorë, vrasës dhe psikopatë, sepse nesër nuk do jetoni më, do jeni të vrarë fizikisht ose psikikisht!
#StopVrasjeveTëGrave
#StopDhunës
Gjyla Çeliku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.