Friday , February 26 2021

U përkujtua Beteja e Haraçinës nga Fatmir Limani dhe BDI

Qendën Memoriale të Haraçinës sot me rastin e 15 vjetorit të Betejës së Haraçinës u mbajtën homazhe në nder të dëshmorëve. 

13530800_888612744600060_2048758561_n

Në emër të SHK-UÇK-së, të pranishmit e mbledhur me këtë rast i përshëndeti Fatmir Beqir Limani

13530471_888612801266721_1216215406_n

“Shumë të nderuara Familje të Dëshmorëve, Fillimisht do të falenderohen të gjithë ata që edhe përkrah agjërimit kanë ndarë kohë që të jenë këtu bashkë me ne, për t’u bërë nderime të gjithë Dëshmorëve të cilët prehen bashkë në këtë Qendër Memoriale të Haraçinës. Të nderuar bashkëluftëtarë dhe invalidë të luftës, të cilët me të gjithë plagët akoma të pashëruara qëndrojnë gatitu, për të nderuar me një minut heshtje bashkëluftëtarët e tyre, të cilët sot prehen të qetë këtu, duke respektuar në këtë mënyrë çdo pikë gjaku që është derdhur për liri e bashkim kombëtar. Të nderuar të pranishëm jemi këtu bashkë për të kujtuar edhe betejën më të lavdishme dhe legjendare të Haraçinës. Beteja e Haraçinës nuk është e njohur vetëm në Shkup, por ajo u njoh botërisht nga trimëritë dhe heroizmat e Abaz Beqirit, Skender Metallarit, Zijadin Zymberi, Zekirja Hasani, Naser Ajvazi dhe të gjithë Dëshmorët të cilët prehen në këtë vend . Trimëria e Lefter Bicajt – Telit, Ndriçim Koxhajt, Pajtim Rocit, Harun Aliut – Kushtrimit, Arushës, Selajdin Aziri – Bokserit, Xhezair Shaqirit – Hoxha dhe qindra bijëve e bijave që luftonin për jetë a vdekje në Haraçinë u’a bënë me dije sllavëve dhe faktorit ndërkombëtar, se shqiptarët janë autokton dhe se gjaku i Tyre, rrjedh si krua e bëhet lum për të mbrojtur vatrat e Tyre stërgjyshore dhe të fitojnë lirinë që u takon dhe e meritojnë. Pala sllave deri më rastin e Betejesë së Haraçinës kujtonin se gjaku rrjedh vetëm nga damarë të shqiptarëve dhe se plumbat janë prodhuar vetëm për ata, këtu kuptuan se plumbi më mirë se cilindo shpon ato dhe se pushtuesit nuk i mbron autoblinda dhe asnjë mjet tjetër mbrojtës ushtarak. Kjo betejë u tjetërsoi planet armiqëve duke i detyruar ato që ahengjet e fitoreve t’u shëndërrohen në humbje dhe të njejtat t’i festojnë nëpër burgje ! Nga kjo betejë doli edhe fitorja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ngase ngadhënjyem mbi armiq e tradhëtarë, po edhe mbi shpifjet dhe shpikjet e faktorit ndërkombëtar se ne jemi një grup terrorist”- deklaroi Fatmir Limani.

Ndryshe, ish luftëtarë kanë reaguar ashpër për uzurpimin e amblemës së shenjtë të UÇK-së dhe vlerave të luftës nga partia në pushtet BDI dhe veçanërisht nga Fatmir Limani./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *