Wednesday , April 21 2021

U hap shkolla e parë e mesme në gjuhën shqipe në Zadar të Kroacisë

Nga ky vit shkollor do të fillojë me punë shkolla e parë e mesme në gjuhën shqipe në Zadar të Kroacisë, raporton Fakte. Në vitin akademik 2016/2017 janë regjistruar 50 nxënës, pasi Ministria e arsimit të Kroacisë ka dhënë leje që mësimi në gjuhë shqipe në nivel të shkollave të mesme publike mund të zhvillohet.

Sipas Adem Shalës, Kryetar i shoqatës së shqiptarëve nga zhupanija e Zadarit, bëhet fjalë për një nismë të kësaj shoqate të para një viti. “KA disa vite që në shkollën fillore në “Krune Kërstiç” punon shkolla në gjuhën shqipe, ndërsa tani edhe nxënësit e shkollës së mesme do të munden që të vijojnë mësimet në gjuhen shqipe, që do të mbahet në hapësirat e Gjimnazit “Vladimir Nazor”. Gjithsejt kemi 55 nxënës që kanë kryer shkollën fillore në gjuhë shqipe dhe që do të regjistrohen në gjjimnazin e parë në gjuhë shqipe.” – ka deklaruar Shala./FAKTE.Net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *