Friday , January 22 2021

Turqia dhe Rusia do të luajnë një miqësore në futboll

Kombëtarja e Turqisë në futboll do të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Rusisë, ndeshje kjo e cila do të luhet më 31 gusht në Antalya, transmeton Fakte.

Siç njofton Federata e futbollit turk (TFF), përfaqësuesja e Turqisë më 31 gusht në Antalya do të luajë një miqësore me përfaqësuesen e Rusisë, që njëherësh do të jetë ndeshja e tyre e parë pas 18 vitesh.

Kjo ndeshje do të shërbejë për përfaqësuesen turke si parapërgatitje për ndeshjen me Kroacinë të vlefshme për kualifikime në kampionatin botëror Rusi 2018 që do të luhet më 5 shtator.

Deri më tani Turqia është përballur me Rusinë 17 herë, nga të cilat 15 herë kundër Bashkimit Sovjetik. Takimi i fundit ka qenë ai i Moskës më 22 prill 1998./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *