Tuesday , April 20 2021

Turqia dhe Rusia bashkëpunim në rrafshin ushtarak

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë gjeneral Hulusi Akar priti në takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë Valeriy Gerasimov i cili ndodhet në Ankara për një vizitë zyrtare, raporton Fakte.

Gjenerali Gerasimov i cili është pritur me një ceremoni ushtarake në rezidencën e Shtabit të përgjithshëm nga gjenerali Akar pas intonimit të himneve kombëtarë të të dyja vendeve ai ka përshëndetur trupën e nderit.

Pas ceremonisë Akar dhe Gerasimov kanë zhvilluar një takim i cili është mbajtur me dyer të mbyllura për mediat./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *