Saturday , January 23 2021

Turqia bllokon qasjen në WikiLeaks

Turqia ka bllokuar qasjen në ueb-faqen WikiLeaks, ka thënë organi mbikëqyrës i telekomit, pak orë pasi ueb-faqja publikoi mijëra emaile të partisë në pushtet pas tentim grusht-shtetit në vend.

Rreth 50,000 ushtarë, policë, gjykatës dhe mësues janë suspenduar ose arrestuar që prej tentim grusht shtetit që ndodhi të premten ndërsa shtetet Perëndimore kanë shprehur shqetësimin me numrin e madh të të arrestuarve, transmeton Fakte.

WikiLeaks publikoi afër 300 mijë emaile nga adresa e partisë AK që datoni prej vitit 2010. Këto emaile janë siguruar para tentim grusht shtetit dhe publikimi i tyre vjen si kundërpërgjigje ndaj spastrimit që është duke e bërë qeveria turke.

Bordi i Turqisë për Telekomunikacion ka njoftuar se janë marrë “masa administrative” ndaj ueb-faqes – termi zakonisht përdoret për bllokim të qasjes nëpër faqe të internetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *