Tuesday , April 20 2021

Turqia arreston 11 deputetë të HDP-së kurde

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka deklaruar se në kuadër të shkresave për marrjen në pyetje nga prokuroritë Diyarbakır, Şırnak, Hakkari, Van dhe Bingöl, janë arrestuar për tu shoqëruar pranë autoriteteve gjyqësore 11 deputetë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë ka deklaruar se në kuadër të shkresave për marrjen në pyetje nga prokuroritë Diyarbakır, Şırnak, Hakkari, Van dhe Bingöl, janë arrestuar për tu shoqëruar pranë autoriteteve gjyqësore 11 deputetë të HDP-së, transmeton Fakte.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria thuhet se në kuadër të kërkesave me shkrim nga prokuroritë Diyarbakır, Şırnak, Hakkari, Van dhe Bingöl, krahas Bashkëkryetarit të HDP-së, Selahattin Demirtaş dhe Bashkëkryetares, Figen Yüksekdağ, Deputët; Ferhat Encü, Leyla Birlik, Selma Irmak, Abdullah Zeydan, Idriz Baluken, Nursel Aydoğan, Ziya Pir, Sırrı Süreyya Önder dhe Gülser Yıldırım, janë arrestuar.

Në deklaratë thuhet se procedurat për deputetët; Imam Tasçier dhe Nihat Akdoğan procedurat e ndalimit janë duke vazhduar, ndërsa Faysal Sarıyıldız dhe Tuğba Hezer Öztürk thuhet se ndodhen jashtë vendit./AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *