Thursday , June 21 2018

Turqi: Vuçiq falënderon Ukrainën që s’e ka njohur Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot në Eskisheher, Turqi, është takuar me kryetarin e Ukrainës Petro Poroshenko.

Vuçiq, siç njofton FoNet, me këtë rast ka shprehur falënderimin për Ukrainën për shkak se nuk e ka njohur pavarësinë Kosovës dha ka theksuar se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, përcjell Fakte.

“Ukraina respekton dhe do të respektojë integritetin territorial të Serbisë, ka thënë Poroshenko i cili e ka lutur Vuçiqin që ta përdorë autoritetin vet dhe të apelojë te politikanët në Serbi që të mos zhvillojnë fushatë kundër Ukrainës”, thotë kumtesa nga Presidenca serbe, transmeton Koha.net.

Vuçiq dhe Poroshenko, me ftesë të kryetarit të Turqisë Recep Tayyp Erdogan, sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të gazsjellësit TANAP në qytetin turk Eskishehër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.