Tuesday , July 27 2021

Turqi, vazhdon arrestimi i policëve me dyshimin për pjesëmarrje në grusht shteti

Të paktën 81 policë të arrestuar është bilanci i operacionit të sotëm për kapjen e personave të përfshirë në grusht shtetin e korrikut, transmeton Fakte.

Policët e arrestuar sot dyshohen se kanë përdorur aplikacionin e koduar “By Lock” për dërgimin e porosive përmes telefonave të mençur gjatë tentativës së dështuar për puç më 15 korrik të këtij viti.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga zyra e kreut të Prokurorisë Publike të Stambollit, urdhërarresti i lëshuar synon arrestimin e gjithsej 123 të dyshuarve, ndërkohë që autoritetet vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarit tjerë për të cilët thuhet se kanë përdorur aplikacionin “By Lock”.

Akuza e cila u mvishet atyre është “pjesëtar i organizatës terroriste”.

Siç thuhet, “By Lock” është përdorur nga pjesëtarët e organizatës terroriste FETO, të cilën qeveria e Turqisë e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar në korrik.

Aplikacioni besohet të ketë qenë zbuluar nga agjencitë e sigurimit të Turqisë para grusht shtetit, duke bërë ata të kalojnë në përdorimin e mesazheve të shërbimit WhatsApp, por jo para se të identifikohen dhjetëra mijëra të dyshuar të FETO-s.

Për të njëjtat akuza në paraburgim mbahen gjithsej 175 pjesëtarë të policisë. /AA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *