Thursday , August 5 2021

Turqi: 11 vajza dhe 1 mësues vdiqën nga zjarri, arrestohen 6 persona

Menaxheri i konviktit dhe pesë persona të tjerë janë arrestuar sot në jug të Turqisë, pasi zjarri ua mori jetën 11 vajzave dhe një mësimdhënësi në një konvikt vajzash.

Zjarri përfshiu konviktin e një shkolle të mesme në Aladag, në provincën Adana.

Sipas autoriteteve, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në rrymë.

Por, pa pasur druajtje se vajzat nuk kanë qenë në gjendje të iknin. Sipas kryetarit të kësaj komune, ka mundësi që dera emergjente të ketë qenë e kyçur me dry.

Vajzat që humben jetën ishin të moshës 14-vjeçare apo edhe më të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *