Tuesday , July 27 2021

Turp : Policia bastis ekipin shqiptar!

Skuadrat shqiptare po bëhen pjesë e hetimeve për manipulim ndeshjesh, vit pas viti, duke u dënuar ndonjwherw, e shpesh duke shpëtuar.

Këtë verë duket se kjo çështje nuk do ngelet vetëm me dënimin e Skënderbeut, i cili u pezullua një vit nga Uefa dhe CAS nga garat evropiane.

Teuta e Durrësit e kreu fazën përgatitore në Austri, ku dhe u ndesh me disa ekipe, mes tyre dhe Austria Wien. Ndeshja me austriakët, e luajtur në 21 qershor u mbyll në fitoren 7:2 të vendasve.

Për këtë ndeshje shteti austriak ka marrë informacion për mundësinë e saj të kurdisjes, prandaj, në 25 qershor, në derën e hotelit ku qëndronte Teuta në Mayrhofen, trokiti policia austriake.

Ekspertët morën në pyetje të gjithë ekipin durrsak dhe sekuestroi prova materiale si telefona apo dokumente, të cilat janë akoma duke u kontrolluar.

Masa të ashpra priten për Teutën në rast provimi të dyshimeve, masa që do e bënin akoma më të hidhur humbjen 5:0 me Kairat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *