Wednesday , June 23 2021
GOP 2016 Trump

Trump zyrtarisht kandidati për President nga Partia Republikane

Konventa e Partisë Republikane ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kandidatit Donald Trump në garën për Shtëpinë e Bardhë. Në kushtet kur të gjithë rivalët e tij ishin tërhequr, miliarderi priste vetëm një formalizim të kandidaturës së tij. Republikani nuk ndodhej në Cleveland gjatë momentit të shpalljes së rezultateve, por nëpërmjet një lidhje live u shpreh se lidershipi i tij do të ketë në plan të parë qytetarët amerikanë.

Kandidati Donald Trump është zgjedhur zyrtarisht përfaqësues i Partisë Republikane në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ashtu sikurse të gjithë prisnin, konventa partiake e republikanëve duhej thjesht që të formalizonte nominimin e Trump, në kushtet kur të gjithë rivalët e tij u tërhoqën nga zgjedhjet partiake. Konfirmimin e miliarderit si kandidat presidencial e bëri Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, Paul Ryan, transmeton Fakte.

Donald Trump nuk ndodhej në Cleveland gjatë momentit të shpalljes së rezultateve, por bëri një lidhje direkte për të përshëndetur votuesit.

“Ky do të jetë një lidership, i cili mbi të gjitha do t’i vendosë qytatarët amerikanë në plan të parë. Do të rikthejmë vende pune, do të ndërtojmë një ushtri të fortë, do të vendosim rreegull dhe do të sjellim shumë ndryshime të tjera për të cilat do të diskutojmë ditët në vijim. Le t’a bëjmë Amerikaën sërish të Madhe” u shpreh Trump.

Republikanët do të jenë në pritje të formalizimit të kandidaturës së Hilary Clinton nga ana e demokratëve. Konventa e Partisë Demokratike, ku do të shpallet edhe rezultati përfundimtar do të zhvillohet në Philadelphia përgjatë datave 25 deri më 28 korrik. Hillary Clinton pritet që shumë të zyrtarizojë edhe kandidatin potencial për zv. President. Mediat amerikane duke cituar burime konfidenciale bëjnë me dije se ish-sekretarja e Shtetit do të përzgjedhë mes ish-admiralin e marinës amerikane James Stavridis dhe senatorit të Virxhinias, Tim Caine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *