Thursday , November 15 2018
Mandatory Credit: Photo by Evan Vucci/AP/REX/Shutterstock (9896574k) President Donald Trump listens as he meets with Japanese Prime Minister Shinzo Abe at the Lotte New York Palace hotel during the United Nations General Assembly, in New York Trump, New York, USA - 26 Sep 2018

Trump ngatërron ‘Baltikun’ me ‘Ballkanin’

Derisa Donald Trumpi takoi Emmanuel Macronin në Paris të shtunën, ai ishte i shqetësuar nga sikleti potencial diplomatik.

Fillimisht, gazeta franceze “Le Monde” raportoi se në një takim të mëhershëm diplomatik në Washington, presidenti amerikan u vu në siklet kur ngatërroi shtetet Baltike me Ballkanin.

Pastaj, në mes të ceremonisë në kryeqytetin francez për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, një vizitë e planifikuar presidenciale në varrezat amerikane në Belleau, një vend i rëndësisë së veçantë për ushtrinë amerikane, u anulua sepse po binte shi.

Raporti i “Le Monde” flet për ngjarjet në Washington në fillim të prillit të këtij viti, kur liderët e Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë vizituan Shtëpinë e Bardhë për një takim dhe një konferencë të përbashkët. Në konferencën për media, Trumpi lavdëroi vizitorët e tij dhe vendet e tyre për anëtarë të mirë të NATO-s dhe për mos-prodhim të “lajmeve të rreme”, raporton “The Guardian”.

Por ndoshta “Le Monde” ka rrezikuar të nxis një postim në Twitter për këtë temë kur raportoi se në takimin privat, “Trumpi u hap duke ia atribuuar [liderëve baltikë] përgjegjësinë për luftën në Jugosllavi”, transmeton Koha.net.

Dalia Grybauskaite nga Lituania, Kersti Kaljulaid nga Estonia dhe Raimonds Vejonis nga Letonia, shkruan gazeta, u stepën “për një moment për të kuptuar se ‘Baltiku’ dhe ‘Ballkani’ po ngatërroheshin në mendjen e presidentit amerikan”.

“Le Monde” shkruante se Trumpi, me sa duket, mbeti “i paarsimuar mbi këtë çështje nga gruaja e tij, Melania, me origjinë nga ish-Jugosllavia”.

Melania Trump është nga Sllovenia, e cila u pavarësua më 1991, në fillim të luftërave të përgjakshme në Ballkan e të cilat përfunduan me luftën e Kosovës më 1998-99.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte komentuar menjëherë raportimin e “Le Monde”.

Në Pallatin Elysee të shtunën, Trumpi dhe Macroni u paraqitën mirë para kamerave, pavarësisht një postimi të Trumpit në Twitter të premten ku thoshte se vërejtjet e opozitës rreth nevojës së Evropës për siguri ushtarake ndaj SHBA-së, Kinës dhe Rusisë ishin “shumë fyese”.

Sikurse liderët e shteteve baltike, edhe Macroni vizitoi Washingtonin në prill të këtij viti. Si dhuratë, ai i dërgoi Trumpit një pemë nga Parku Belleau, pemë e cila u zhduk nga oborri i Shtëpisë së Bardhë menjëherë pasi u mboll nga Trumpi e Macroni. Më vonë u tha se ai ishte hequr përkohësisht, për t’u ruajtur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.