Wednesday , November 14 2018

Trump në Paris: E duam një Evropë të fortë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump u prit nga presidenti francez, Emmanuel Macron mëngjesin e sotëm ku së bashku me shumë liderë botërorë, e edhe presidentin Hashim Thaçi, po marrin pjesë në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së I-rë Botërore në Frontin Perëndimor.

Të dy liderët botërore, Trump e Macron, shtrënguan duar para mediave të mbledhuara dhe u nisën bashkë drejt pallatit presidencial, transmeton gazetametro.net.

Në fjalë e tij, Presidenti Donald Trump tha se ai dhe homologu i tij francez Emmanuel Macron ishin shumë të ngjashëm në pikëpamjet e tyre.
“Ju e dini se çfarë qëndrimi im është, dhe ne duam një Evropë të fortë. Është shumë e rëndësishme për ne që të kemi një Evropë të fortë dhe cilido në mënyrën e tij ta bëjë më mirë atë’”, tha Trump të shtunën.

Këto deklarata të presidentit amerikan vijnë pasi, presidenti Macron ka kërkuar krijimin e forcave ushtarake evropiane, të cilat mund të përdoren për mbrojtje edhe nga vendet si SHBA, Rusia apo Kina.

Ndryshe, nesër Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë pritet që të mbajnë një takim atje. Në këtë takim pos të tjerash pritet të diskutohet edhe për korrigjim të kufirit me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.