“Bombardimi i serbëve, të cilët ishin aleatët tanë në të dyja luftërat botërore, ishte një gabim i madh. Serbët janë njerëz shumë të mirë. Për fat të keq, administrata e Clinton u ka shkaktuar atyre një të keqe të madhe, por edhe gjithë Ballkanit, nga të cilat kanë krijuar një rrëmujë”, citohet të ketë thënë Trump për mediumin serb.

Po sipas këtij mediumi, ai u ka kërkuar falje serbëve për shkak të SHBA-ve – veçanërisht Clintonit – për politikën ndaj serbëve dhe ka njoftuar se nëse ai bëhet president “ka për të forcuar marrëdhëniet me qeverinë në Beograd”. /Telegrafi