“Do të kemi një diskutim të madh, dhe unë mendoj një sukses të jashtëzakonshëm. Do të jetë jashtëzakonisht i suksesshëm. Dhe është një nder, dhe ne do të kemi një marrëdhënie të shkëlqyeshme, nuk kam asnjë dyshim”.

Ndërkaq lideri koreanoverior ka thënë: “Nuk ishte e lehtë të isha këtu… paragjykimet dhe praktikat e vjetra shërbyen si pengesa në rrugën tonë përpara, por ne i mposhtëm të gjitha”.

“Unë mendoj se është e vërtetë”, u përgjigj Trump, duke tundur dorën e homologut të tij dhe duke e bërë atë që dukej si një shaka që u dëgjua vetëm dy burrat dhe përkthyesit e tyre, pasi gazetarët ishin duke u larguar nga dhoma. /Telegrafi/