Monday , October 22 2018

Tropojë: Pasagjeri humb jetën në aksident

Dalin detaje të reja në lidhje me aksidentin e mesditës së sotme me një të vdekur dhe dy të plagosur në Tropojë.

Burime zyrtare bëjnë me dije se viktimat ishin duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” nga Tropoja për në Fierzë ku edhe kanë pësuar një aksident, nga i cili mbeti i vdekur një 64 vjeçar.

Mësohet se i plagosur kanë mbetur edhe drejtuesi i mjetit, i cili ishte vëllai i personit që ndërroi jetë si edhe një i mitur 7 vjeçar.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.04.2018, në aksin rrugor Bajram-Curri- Fierzë, është përplasur mjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin N.M., banues në Bajram-Curri, Tropojë, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.D., banues në fshatin Dushaj.

Shtetasi F.D., udhëtonte me vëllain dhe dy pasagjer.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen shtetasi M.D., 64 vjeç, banues në fashtin Dushaj,(pasagjer, vëllai i drejtuesit mjetit tip Benz), si dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, drejtuesi i mjetit tip “Benz” shtetasi F.D., rreth 53 vjeç, banues në fshatin Dushaj, dhe i mituri E.H., rreth 7 vjeç (pasagjer).

Drejtuesi i mjetit tip “BMW”, është shoqëruar në komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.