Wednesday , March 3 2021

Tronditet Rio, bie në pranga kreu i Komitetit Olimpik Europian: ka shitur bileta në treg të zi

Lojrat Olimpike të Rios në Brazil, janë tronditur së fundi nga tringëllima e prangave mbi duart e Patrick Hickey, kreut të Komitetit Olimpik Europain, i cili është arrestuar në Rio me akuzën e shitjeve masive ilegale të biletave, transmeton Fakte.

Autoritetet në Brazil thanë se 71-vjeçari dyshohet se ka furnizuar me bileta shitësit e tregun e zi, të cilët i kanë dhënë ato me çmime tepër të larta.

Për më tepër, sipas policisë vendase, Patrick Hickey, është përpjekur të largohet në çastin kur ështtë shkuar për ta arrestuar, ndërkohë që ka qëndruar i fshehur tek një dhomë ngjitur ku qëndronte djali i tij.

Ky arrestim përbën një njollë për organizatorët e kësaj olimpiade, pasi një ndër krerët e saj përfshihet në një aferë të tillë korruptive dhe më pas përfundon i arrestuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *