Sunday , November 18 2018

Tronditet Maqedonia, polici shqiptar nga Manastiri, vret shqiptarin nga Prilepi

Polici Enver Toska ka pranuar se fillimisht e ka vrarë e pastaj e ka djegur 36 vjeçarin Bekir A. nga Manastiri, shkruan dosie.mk. Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 16 e 30 min në rrugën për fshatin Ujëbardh në Prilep.

Prokuroria e Prilepit rastin e ka evidentuar si vrasje të dhunshme. Dje rreth orës 16 e 30 trupin e të vrarit e ka gjetur një peshkatar, transmeton Gazeta Lajm.

Burime nga Manastiri kanë thënë për mediumet maqedonase se të dy janë shqiptarë.
Në Twiter janë paraqitur fotografi për të cilat thuhet se janë të policit Enver Toska. Prokuroria ka njoftuar se trupi i të vrarit Bekir A. ka qenë i djegur në kokë, por se fytyra ka mundur ti dallohet. Në vendin e vrasjes janë gjetur kater gezhoja plumbash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.