Sipas gazetës italiane Corriere Della Sera, 13 vjeçari nga Egjipti Ahmed Mahmoud ka rrezikuar jetën e tij duke udhëtuar ilegalisht nga vendlindja e tij me barkë deri në Italy, duke bartur me vete dokument për vëllaun e tij binjak të sëmurë, me shpresë se autoritetet italiane do t’i ndihmonin, shkruan Fakte. Tregimi i këtij vogëlushi ka tronditur edhe një herë botën perendimore për gjendjen e rëndë në të cilën po jetojnë qytetarët e Egjiptit dhe të Lindjes së mesme.
Autoritetet italiane kanë konfirmuar se do të pranojnë shërimin e vëllaun e çunit egjiptian, që rrezikoi jetën e tij vetëm për të tentuar të ndihmonte vëllaun e sëmurë. Shërimi gjithashtu do të jetë falas.//FAKTE.Net