Saturday , July 24 2021

Treshja e Brukselit në takim me Katica Janevën dhe partitë

Tre raportuesit për zhvillim të Maqedonisë në Parlamentin Evropian, euro-deputetët, Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan dhe Ivo Vajgël, sot në mëngjes kanë arritur në Shkup dhe kanë  filluar takimet me përfaqësuesit e Maqedonisë si nga sfera politike, nga sektori civil, por edhe me prokuroren speciale, Katica Janeva, njofton Portalb.

Eurodeputetët do të diskutojnë rreth përgatitjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Eurodeputetët tani janë në takim me prokuroren Janeva, ndërkaq më pas është e paraparë që të kenë takim edhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në agjendën e tyre, ata gjithashtu kanë të caktuar takim edhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev.

Takim do të kenë edhe me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Poposki, ndërkaq më pas është e paraparë një deklaratë e përbashkët në BE-Infoqendër.

Eurodeputetët më parë kanë realizuar takime edhe me përfaqësuesit e sektorit civil.

Eurodeputeti Vajgël, sot në mëngjes është takuar me përfaqësuesit e PLD-së dhe me “Frontin Subverziv” gjatë së cilës ka diskutuar për të drejtat e personave LGBTI në Maqedoni. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *