Treni godet veturën në Drenas, gjashtë të lënduar (Foto)

Gjashtë persona janë lënduar, përfshirë këtu edhe dy fëmijë, pasi një veturë është goditur nga treni në afërsi të Drenasit.

Ekonomia Online raporton se aksidenti ka ndodhur sot pasdite në fshatin Dobroshec të Drenasit.

Vetura “Opel Insignia”, me targa të huaja, është goditur nga treni që po udhëtonte nga Fushë-Kosova në drejtim të Pejës.

Në momentin e aksidentit, në veturë kanë qenë gjashtë persona: shoferi i veturës, tri femra pasagjere dhe dy fëmijë.

Nuk jepen detaje për gjendjen e të lënduarve.

trenivet04-780x439

trenivet01trenivet02trenivet03

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *