Thursday , April 22 2021

Tre të vdekur në zjarr në shtëpinë ilegale për persona të moshuar në Pançevë

Tre persona humbën jetën, ndërsa 11 të tjerë janë lënduar në mëngjes gjatë zjarrit që shpërtheu në shtëpinë ilegale për persona të moshuar në qytetin serb Pançevë.

Zjarri ka shpërthyer në orën 6:50 në ndërtesë, në të cilën dy banesa joligjore janë shfrytëzuar si vend për kujdesje të personave të moshuar.

Arsye për zjarrin, në shuarjen e të cilit kanë marrë pjesë tre automjete të zjarrëfikësve dhe shtatë zjarrëfikës, tani për tani nuk janë të njohura.

Ministria serbe e Punëve të Brendshme kumtoi se paradite pjesëtarët e policisë e kanë arrestuar “organizatoren e shtëpisë ilegale për persona të moshuar në Pançevo”.

Televizioni shtetëror serb RTS lajmëroi se në të dy banesat janë akomoduar gjithsej 14 persona më të moshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *