Wednesday , January 20 2021

Tre maqedonas kandidat për gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Prokurori publik Jovan Ilievski, gjykatësja kushtetuese Natasha Bager-Damjanovska dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Vatikan Zvonimir Jankullovski, janë në listën e kandidatëve për zgjedhje të gjykatësit në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg (GJEDNJ) e cila është formuar nga Misioni i përhershëm i Republikës së Maqedonisë në Strasburg nga Sekretariati i Këshillit të Evropës.

Një nga tre kandidatët të propozuar duhet ta zëvendësojë gjykatësen Mirjana Lazarova Trajkovska, mandati i së cilës në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut skadon nga fundi i vitit.

Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme, lista është rezultat i procesit konkurues kombëtar i selektimit të zbatuar nga Komisioni për zgjedhje të gjykatësve pranë GJEDNJ dhe vendimit këshilldhnës të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Në pajtim me procedurën për zgjedhje të gjykatësit në GJEDNJ, Asamblea Parlamentare e Këshillit të Evropës do të zbatojë intervistë me tre kandidat të propozuar më 30 shtator 2016 në zyrën rajonale në Paris, ku do të votohet lidhur me gjykatësin nga Republika e Maqedonisë, shkruan në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *