Wednesday , June 23 2021

Trajanovski premtoi renovimin e toaletëve në Gjimnazin “Cvetan Dimov” në Çair

Kryetari i Shkupit ka vizituar shkollën e mesme të qytetit “Cvetan Dimov” në Çair, transmeton Fakte. Ai ka deklaruar se qyteti do të renovojë toaletët e kësaj shkolle pasi ato janë në gjendje të mjerueshme. Gjithashtu edhe rrjeti i kanalizimit pritet të rregullohet pasiqë ka probleme të mëdha me të.

Ndryshe, shkolla “Cvetan Dimov” gjendet në Çair dhe në të pothuajse të gjithë nxënësit janë shqiptarë. Deri para ca kohësh drejtori ka qenë maqedonas, ndërsa vazhdojnë të hapen paralele fiktive me mësim në gjuhë maqedonase vetëm për të mos lënë mësimdhënësit maqedonas pa punë./FAKTE.Net

6FB6A250A10A414FA39A8417C88D3DEF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *