TRAGJIKE/ MPB: 20 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Shkup

(E përditësuar) Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara nga stuhi dhe erëra të forta, që mbrëmjen e djeshme përfshinë Maqedoninë veri-perëndimore, më së tepërmi prekën rajonin e Shkupit, si pasojë e së cilës u shkaktua përmbytje, ndërprerje e energjisë elektrike, si dhe një numër i madh i dëmeve materiale, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për AA konfirmuan se deri në orët e mëngjesit janë konstatuar 20 persona të vdekur, 22 të lënduar dhe 6 të zhdukur, por theksojnë se të dhënat nuk janë përfundimtare dhe gjatë ditës numri mund të rritet.

Pjesët më të prekura nga moti i keq, atje dhe ku janë regjistruar viktimat janë vendbanimet Stajkovci, Haraçinë, Hasanbeg dhe Smillkovë.

Në një njoftim të MPB-së thuhet se për këtë qëllim nga Ministria e Punëve të Brendshme janë angazhuar Njësitet speciale pranë MPB-së si dhe shërbimet shtesë edhe atë, krim teknika nga Shtipi, Velesi dhe Tetova, ndërsa nga shërbimet tjera, janë angazhuar Brigada për mbrojtje kundër zjarrit, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi”, Drejtoria për shpëtim dhe mbrojtje, Ndihma e shpejtë mjekësore dhe shërbimi merimangë. Për shkak të rrëshqitjes së dheut tek kryqëzimi Stajkovcë drejt kryeqëzimit Radishani, pas dlajes në vend të ngjarjes nga ana e nëpunësve policorë, u konstatua se janë bllokuar 70 automjete. Rrëshqitje e dheut është paraqitur edhe në qarkoren e rrugës Gjorçe Perov drejt Stenkovacit.

Rreshurat e dendura të shiut prekën edhe fshtatrat malore të Tetovës, më së tepërmi Shikovicën dhe Brodecin. Rruga mes dy fshtatrave mbetet e bllokuar nga balta, pemët dhe shkëmbijtë të shkaktuara pas reshjeve.

Nga Drejtoria Hidrometereologjike bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit më tepër të reshura të shiut kishte në rajonin e Shkupit ku janë matur 93 litra në metër katror.

Moti në rajonin e Shkupit ende është jostabil, e ndjekur me erëra të lehta, ndërsa gjatë orëve të vona të mbrëmjes sipas Drejtorisë Hidrometereologjike pritet të jetë i paqëndrueshëm me reshje të vazhdueshme, stuhi dhe erëra të forta.

………………………………………………………………………………………………………………………………………….

Ka mbaruar mbledhja e  Komitetit drejtues për ballafaqim me kriza, raporton Portalb.

Kompetentët kanë shprehur shqetësim për katastrofën natyrore në Shkup dhe rrethinë.

“Të gjitha institucionet janë funksion. Po mundohen t’i ndihmojnë secilit që ka nevojë për ndihmë. Deri më tani u është ndihmuar më shumë se 1000 personave nga këto institucione. Deri tani janë vërtetuar 17 të vdekur, numri mund të rritet. Shpresojmë të mos jetë ashtu”, tha zëvendës-kryeministri Nikolla Todorov.

Qyteti i Shkupit do të ketë mbledhje të jashtëzakonshme, ora 14, për t’i koordinuar hapat që do t’i merr qyteti për t’u ballafaquar me katastrofën natyrore.

“Qëllimi është që sa më shumë të sigurojmë angazhim që të mundemi më mirë ta kryejmë punën”, tha kryetari i Shkupit Koce Trajanovski./PORTALB

………………………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Nga Ndihma e shpejtë informojnë se mbrëmë dhe sot në mëngjes kanë pasur 65 intervenime në terren në rajonin e Shkupit, prej të cilave kanë konstatuar 12 viktima, transmeton Portalb.

Nga emergjenca- Shkup kanë vërtetuar se tek ata ndihmë shëndetësore kanë kërkuar 11 persona, ndërsa një fëmijë është sjellur i vdekur.

Nga Klinika për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski” informojnë se 15 qytetarë kanë kërkuar ndihmë shëndetësore.

Nga Spitali i përgjithshëm “8 shtatori” vërtetojnë se janë trajtuar 24 persona me lëndime të lehta trupore dhe pas ndihmës janë liruar në shtëpi./Portalb

………………………………………………………………………………………………………………………………………..

Gjithsej 15 persona e humbën jetën, ndërsa gjashtë rezultojnë të zhdukur nga moti i ligë që mbrëmë e kaploi Shkupin dhe rrethinën. Siç njoftuan për MIA-­n nga MPB, pjesa më e madhe e viktimave janë nga fshatrat Smillkovcë, Hasanbeg, Stajkovc dhe Haraçinë.

Më shumë detaje nga MPB paralajmërojnë gjatë ditës.

Moti i ligë që kaploi Shkupin me rrethinë ka marrë jetën e 15 personave, konfirmojnë nga MPB-ja për TV Nova.

Viktimat janë nga Haraçina, Hasanbegu dhe Stajkovci, si vende më të goditura nga moti i ligë.

Banorët e lagjes së Hasanbegut para kamerave të Televizionit SHENJA, kanë rrëfyer për tmerrin që kanë përjetuar gjatë vërshimeve duke thënë se kjo që ka ndodhur atyre nuk ju kishte ndodhur asnjë herë më parë. Ata thonë se ka vite të tërë që kanë kërkuar rregullimin e kanalizimit për të shmangur situata të tillë, por se fatkeqësisht nuk është ndërmarr asgjë në këtë drejtim.

Pas rreshjeve të mëdha të shiut gjatë ditës së djeshme, fshati i Hasanbegut pësoi më së shumti. Si pasojë e rreshjeve të mëdha, liqeni afër fshatit Kamenik doli nga shtrati dhe shkaktoi edhe viktima në njerëz. Ky liqen ndodhen në afërsi të magjistrales “Nëna Terez”, dhe pas daljes nga shtrati pikërisht në magjistrale u shënuan edhe viktimat e para. Ekipe të policisë, ushtrisë, njësitë speciale, si dhe prej Higjienës Komunale dhe prej Rrugëve të Maqedonsië kanë dalë në teren, por megjithatë, banorët ankohen për reagimin e vonshëm. Dëmet materiale janë të mëdha, shumë shtëpi janë tërësisht të mbushura me ujë. Kanali për ujëra të zeza që kalon në mes të fshatit ishte rrezik permanent për banorët që jetojnë në afërsi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *