Tuesday , April 20 2021

“Toplik” dhe “Tenderët”, dy hetimet e reja të PSP-së

Prokuroria Speciale Publike për sot njoftoi  konferencë për shtyp ku do të prezantohen dy lëndë të reja. Telegrafi Maqedoni do të përpiqet për të gjithë lexuesit që të njoftojë në lidhje me konferencën dhe zhvillimin e dy lëndeve të reja.

PSP me gjasë do t’i publikojë dyshimet e veprimtarive kriminale në lidhje me “Sun City”, ngjarje e cila inspektohet më shumë se pesë muaj, por pritet që PSP zyrtarisht të flet për lëndet e paralajmëruara, njoftoi 24Vesti. /Telegrafi/

Fatime Fetai: Në emër të Prokurores Katica Janeva, kërkoj falje se ajo nuk mund të jetë prezente për shkak të hetimit në zyrat e DSK-së.

Fetame: Lëndët që do të prezantohen kanë të bëjnë me dëmtimin e buxhetit. Lënda Toplik dhe Tender që kanë të bëjnë me të dyshuarit në Ministrinë e Lidhjes, që kanë dëmtuar buxhetin e shtetit rreth 1 milionë euro.

Fetai: Bëhet fjalë për lëndën që ka lidhje me një tender, marrëveshje për ndërtimin e muzeut të OBRM-PDUKM-së. 1 Milion e 44.000 euro janë shpërdorur në keqpërdorimin e pushtetit nga Kryetari dhe pesë persona nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ndërlidhur me ‘Sun City’. Të dyshuarit e parë në hetimin e PSP-së në rastin “Tender” është zyrtari për menaxhimin e Ministrisë së Kulturës. Të dyshuar tjerë janë edhe tre anëtarët e komisionit për oferta publike në këtë Mininstri. Ofertat janë realizuar në favor të personit juridik nga Shtipi.

Të dyshuar janë edhe 5 persona të Komisionit për oferta publike për shpërdorim të detyrës.

Ristovska: Përpara se të përgjigjem në pyetjet e gazetarëve, dëshiroj të theksoj se hetimet në hapësirat e DSK-së, kanë shkuar vështirë dhe thekesoj se DSK nuk i zbaton urdhëresat gjyqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *